AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 18:05

Mungojnë ilaçet në farmaci, prej 4 muajsh nuk ka medikament për astmatikët

Mungojnë ilaçet në farmaci, prej 4 muajsh nuk ka medikament

Të sëmurët me astmë prej 4 muajsh po përballem me mungesën e ventolinës që është jetike për ta. Ende nuk kanë marrë një përgjigje se përse depot kanë mungesë ë për pasojë as qytetarët.

Qytetarët astmatikë që janë në pritje prej 4 muajsh të Ventolinës, do të presin ende pasi farmacitë janë të boshatisura. Sot që flasim, në asnjë farmaci në rang vendi nuk ka gjendje. Ndonëse është një produkt tejet i rëndësishëm për këta pacientë, vetë farmacitë tregojnë se mungon. Por si procedohet me pacientin nga mjeku kur ka mungesë te këtij medikamenti dhe çfarë mjekimi alternativ i jepet pacientit?

Ventolina përdoret edhe për trajtimin e disa patologjive të sëmundjeve pulmonare kronike. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhri i Farmacistëve e  konfirmojnë mungesën e Ventolinës.