AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 22:05

Gazetarja Hoxhaj tregon pasoja e Tik Tok në Shqipëri: Gjimnazistët rrihen me njëri tjetrin, shteti të marrë masa

Gazetarja Hoxhaj tregon pasoja e Tik Tok në Shqipëri:

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për platformën Tik Tok dhe influencerët shqiptarë, që kryesisht e përdorin platformën për të sharë, në mënyrë që të shtojnë klikimet dhe të fitojnë para. 

Gazetarja tha se kjo platformë ka krijuar shumë probleme te të rinjtë, deri në dhunë dhe sherre në gjimnazet e vendit. 

"Po të shohësh vende të zhvlluyara e përdorin Tik Tok edhe për artë, kulturë dhe gjëra pozitive. Ne kemi bullizmin, ngacmin seksual, është shqetësuese.

Për mua, rrjetet sociale pasqyrojnë problematikat që kemi në shoqëri dhe familje. Kemi numër të lartë divorce, emigrim masiv, fëmijët rrijnë nën kujdesin e gjyshërve. Kemi rastë që në zonat e thella, sjellin fqmijët nën kujdesin e motrës ose vëllait dhe janë pa kujdes prindëror.

Nëse shkon në një gjimnaz të Tiranës, ka filluar dhunë, bullizmë, e tmerrshme.

Kemi patur raste të fëmijëve, që duke nisur nga rrjetet sociale është qëlluar me thikë nga bashkëmoshatarët.

Shteti duhet të marrë masa që këto të jenë të kontrolluara.

Kjo ideja ti mbyllim totalisht nuk jam dakord, por duhen kontrolluar.

Problematikat që po na vijnë janë shumë të mëdhaja. Do të lëmë të rinjtë, të vriten dhe bullizohen me njëri tjetrin?", tha Hoxhaj.