AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 21:44

"Kush e ka mendjen te librat e tu, njerëzit duan budallallëqe!"/ Biseda epike Kozak - Sejamini

"Kush e ka mendjen te librat e tu, njerëzit duan

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për influencerët dhe personazhet e Tik Tok, duke marrë shkasë nga disa ngjarje të rënda të ditëve të fundit. 

I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të këtij rrjeti social, i cili iu përgjigj disa pyetjeve nga paneli. Kozaku i shpjegoi Neritan Sejaminit se si fitohen paratë në Tik Tok, ku njerëzit "gjuajnë" dhurata. 

Pjesë nga biseda: 

Neritan Sejamini: Po pse ju japin lek ju?

Kozak Braçi: Unë jam live, më "gjuajnë" dhurata.

Neritan Sejamini: Po ti çfarë je duke bërë ndërkohë? Për çfarë flet ti? Ka muzikë aty, art?

Kozak Braçi: Unë bëj emisione, gallata, gjëra, nuk shaj, nuk bëj sherre. Por kur janë 5-6 të tjerë, e marr edhe unë namin. Unë nuk jam budalla, jam në emision televiziv dhe flas.

Neritan Sejamini: Edhe unë dua të kem ndjekës dhe të më "gjuajnë" para. Unë flas këtu tre orë, dy herë në javë…

Kozak Braçi: Po njerëzit duan budallëqe, sherre, jo të flasësh ti për libra.

Neritan Sejamini: Budallëqe, çfarë domethënë?

Kozak Braçi: Po budallëqe, lojra, jo e mora, jo ma more. Ti del flet për libra, kush e ka mendjen për librat e tu? Nuk e kanë mendjen për libra njerëzit, kështu është populli.

Ylli Rakipi: Këtë gruan që bërtiste shumë, Tasha, e shikoje atë?

Kozak Braçi: Këta kujtojnë sikur janë vetëm, por kanë 3-4 mijë vetë duke parë, nuk e konceptojnë, që shohin fëmijët, nëna, shumë njerëz.

Neritan Sejamini: Nëse ti del dhe thua këto gjëra, të japin lekë, çfarë mendon për këta që të japin lekë? 

Kozak Braçi: Po faleminderit o vlla! Të të jap unë ty lek, dhurata? Dhurata nuk të jep as vëllai...