TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blerina Meta, bashkëshortja e Pellumb Metes i cili u vra nga tre fëmijët e tij tregon momentin kur është përballur me krimin e rende brenda familjes.
Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë. “Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë“, ka treguar më tej ajo për report TV.
Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit.
Blerina Meta: Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinted he nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam çuar dhe policisë.
Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja. E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.
Odeta Dume: Çfarë të thonin fëmijët?
Blerina Meta: Mami ne kështu e mbajmë mend babin gjithmonë, t’i duhet ti kishe dhënë drejtim. Me të nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Ai më thoshte unë të vras. Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di.
Odeta Dume: Erdhët këtu te prindërit se keni frikë nga njerëzit e bashkëshortit?
Blerina Meta: Jam vonuar shumë dhe me atë naivitetin tim do shkoja në varrim. Të gjithë më thonin pse je kaq naive mos u fut në shtëpinë. Atë natë shkova. Pastaj mora vendimin të shkoj.
Odeta Dume: A të kanë telefonuar njerëzit e burrit?
Blerina Meta: Jo ata kishin agravuar.
Odeta Dume: Të kanë telefonuar?
Blerina Meta: Nuk mbaj telefon nuk kam pasur asnjëherë telefon. Ai dilte me kë të donte takonte të afërt por unë si person dhe dy gocat. Na burgoste. Më thoshte goca a do dalim ndonjëherë nga kjo Alkatrazi.
Erdhi motra nga Amerika më tha çdo ti atje. Më erdhi motra në shtëpi bashkë me dy fëmijët, ky iku lart dhe nuk i takoi. Pasi ikën ata më thoshte ç’tu desh që i takove. Njerëzit më pyesnin mos është i sëmurë. Së fundmi ngjitej në kat të dytë izolohej.