AKTUALITET, 25 Mars 2023, 16:03

Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana bëhet qyteti i tretë në Europë

Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana

Fushata do edhe disa ditë të nis zyrtarisht por kandidatët e kanë nisur atë, e njëherësh dhe premtimet e tyre. Belind Këlliçi, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, thotë që ka një vizion ndryshe nga sa qeveriset kryeqyteti aktualisht, në rast se ai arrin fitoren më 14 maj. Dhe premtimi i tij për kryeqytetasit nuk është aspak modest; asnjë lekë nga buxheti i tyre, për të lëvizur më transport urban.

Jo vetëm kjo. Ai së pari premton investim për të modernizuar transportin publik. Dhe kjo sipas tij, do të bëjë që qytetarët të lënë në shtëpi mjetet e tyre dhe urbani të bëhet zgjedhja e parë.

 Nëse premtimi do të realizohet, Tirana mund të bëhet kryeqyteti i tretë në Europë, pas kryeqytetit të Estonisë, Talinit dhe qytetit të Luksemburgut, që do të ketë transport falas.