AKTUALITET, 22 Mars 2023, 17:06

VIDEO/ Zjarr në Korçë, magazina përfshihet nga flakët

VIDEO/ Zjarr në Korçë, magazina përfshihet nga flakët

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.

Flakët e zjarrit kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve vuri nën kontroll zjarrin i cili u fik brenda pak minutash, nga i cili mund të rrezikohej edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra të kësaj zone.

 Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.