TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zegjine Çaushi do të jetë anëtarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së papritur nga mandati e kandidates socialiste Maldrita Bardho. Me këtë vendim, Bardho i “hap rrugën” Çaushit për të marrë postin si deputete për katër vitet e ardhshme.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Çaushi e cilësoi vendimin e Bardhos si një akt fisnik dhe guximtar, duke e falënderuar publikisht.
“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.
Ajo solli në vëmendje sfidat e saj personale dhe politike, duke theksuar përkatësinë e saj jashtë qendrave të mëdha urbane dhe duke hedhur kritika ndaj kundërshtarëve që – sipas saj – e kanë anatemuar në mënyrë të padrejtë.
“Jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane, me të njëjtën dëshirë dhe vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Kam qenë objekt sulmesh në studio televizive dhe nga politikanë që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb,” vijoi ajo.
Në fund të deklaratës, Çaushi i drejtoi një koment ironik deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi:
“Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur në derë dhe s’po dinë si të të heqin qafe.”
Me hyrjen e Zegjine Çaushit në Kuvend, përbërja parlamentare merr një tjetër zhvillim të papritur, duke shtuar edhe më shumë tensionin në arenën politike, veçanërisht mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
View this post on Instagram