TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Baza”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një apartament me qira në zonën e Qerretit, Kavajë.
Pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Kavajës, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, të identifikuara si C. Y. (42 vjeçe) dhe Y. Sh. (41 vjeçe), të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, gjashtë shtetas shqiptarë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishin përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës, me çmime nga 80 deri në 200 euro.
Sipas hetimeve, dy shtetaset kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes kontakteve në rrjete sociale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan para në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.