TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë Vladimir Çelën, 50 vjeç, banues në Karbunarë, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak, të mbajtura në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Strike”, efektivët e Komisariatit të Lushnjës ushtruan një kontroll të befasishëm në banesën e 50-vjeçarit, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri tip pistoletë
1 armë zjarri kallashnikov
1 armë gjahu çifte
3 krëhëra me fishekë
dhjetëra fishekë luftarak
Në përfundim të veprimeve procedurale, Çela u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.