AKTUALITET, 5 Korrik 2025, 12:34

Mjegull detare në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, meteorologia shpjegon fenomenin

Mjegull detare në bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, meteorologia

Një masë e dendur mjegulle ka pushtuar ditët e fundit bregdetin e Vlorës dhe Durrësit, duke krijuar pamje të pazakonta për pushuesit dhe banorët lokalë.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje për News24, sqaroi se ky është një fenomen natyror i quajtur mjegull detare, që ndodh për shkak të diferencës së temperaturës mes sipërfaqes së ftohtë të detit dhe ajrit të ngrohtë e të mbingopur me lagështi.

Sipas Porjës, mjegulla do të jetë e pranishme edhe të dielën, të hënën dhe të martën, ndërsa nga e mërkura pritet përmirësim i situatës, falë rënies së temperaturave dhe stabilizimit të kushteve atmosferike.

“Ajri i nxehtë përplaset me sipërfaqen më të ftohtë të detit, duke sjellë kondensim dhe formimin e mjegullës. Me rënien e temperaturave, fenomeni do të zbutet ndjeshëm,” u shpreh meteorologia.