AKTUALITET, 5 Korrik 2025, 13:11

“Situatë klasike 'toke të xanun' te 21 Dhjetori"/ Rama: Hiqini vetë ose gjoba dhe ndjekje penale për barrikadat në hapësirat publike

“Situatë klasike 'toke të xanun' te 21 Dhjetori"/

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën X lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në kryeqytet.

Rama ndau disa foto nga një situatë të cilën ai e cilësoi si klasike “toke të xanun” në Tiranë.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…”, shkruan Rama.

“Situatë klasike 'toke të xanun' te 21 Dhjetori"/

Kryeministri thekson se, është “koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”.

“Situatë klasike 'toke të xanun' te 21 Dhjetori"/“Situatë klasike 'toke të xanun' te 21 Dhjetori"/