TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet greke kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i fshehur në një depo në Pikermi të Athinës, ku lëkurat e kafshëve ishin përdorur për të trafikuar drogën nga Amerika Latine në Evropë.
Operacioni i zhvilluar nga forcat speciale EKAM çoi në arrestimin e 11 personave, përfshirë 3 shtetas shqiptarë, ndërsa “koka” e organizatës, një shqiptar 45-vjeçar i identifikuar si Luis Murataj, është në arrati dhe mendohet se ndodhet në Spanjë.
Sipas hetimeve, kokaina ishte futur e zhytur në kripërat e lëkurave të papërpunuara të lopëve, të importuara ligjërisht nga Bolivia, përmes një kompanie fiktive me seli në Greqi. Më pas, lëkurat transportoheshin në një magazinë të marrë me qira nga grupi, ku përpunohej droga përmes një procesi të ndërlikuar kimik.
Gjatë operacionit, policia gjeti:
Afro 100 kg kokainë të përzier me kripëra
Rreth 1.500 lëkura që pritet të nxirrnin deri në 700 kg kokainë të pastër
300 litra tretës kimikë, të përdorur për ekstraktimin e substancës narkotike
Të arrestuarit shqiptarë janë identifikuar si:
Robert Muci, 41 vjeç, nga Shushica e Vlorës
Skender Kallashi, 50 vjeç, nga Novosela e Vlorës
Ledvis Hoxha, 27 vjeç, nga Kutallia e Dimalit
Grupi kriminal përfshinte gjithashtu shtetas nga Greqia, Kolumbia dhe Bolivia, duke ngritur dyshime për një rrjet të organizuar ndërkombëtar me bazë në Evropë dhe lidhje me Amerikën Latine.
Autoritetet greke janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ekstradimin e Muratajt, i cili dyshohet se ka organizuar të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës drejt BE-së.