TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ambient i fshehur pas një garderobe, i kthyer në laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, është zbuluar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Identiteti”, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë.
Në pranga kanë rënë Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi” i vendosur nga SPAK, dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç – përkatësisht babë e bir. Po ashtu është proceduar penalisht edhe një bashkëpunëtor i tyre, Sh. L., 62 vjeç.
Sipas të dhënave zyrtare, hetimi 7-mujor ka zbuluar një rrjet të organizuar që prodhonte dokumente të falsifikuara kundrejt pagesave që varionin nga 15 000 deri në 20 000 euro për një pasaportë me shtetësi të huaj. Këto dokumente përdoreshin për kalim të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Gjatë kontrolleve në banesë u sekuestruan dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe pajisje të përdorura për prodhimin e tyre.
Policia njofton se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.