TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka vlerësim maksimal për mjekun Ilir Alimehmeti, për të cilin diskutohet se mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Por, Berisha thotë se kriteri për të kandiduar për bashkitë është fitorja në procesin e primareve në PD. I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri kujton se PD-ja ka fituar 4 herë garën për Bashkinë e Tiranës.
Pyetje: Kush do ishte njeriu më adapt për të kandiduar për kryetar bashkie?
Berisha: Kandidati më adapt për Tiranën do jetë ai që do fitojë në primaret.
Pyetje: Ilir Alimehmeti, a e ka mbështetjen tuaj?
Berisha: Ilir Alimehmeti, ai është një djalë me reputacion të plotë, vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai ose tjetri, këtë nuk e dimë.
Pyetje: Cili duhet të ishte profili i atij që do kandidojë në Tiranë?
Berisha: Tiranën e kemi fituar dy herë me profil politik. Me Spartak Ngjelën. Me Albert Brojkën, Sali Kelmendin. Ngjela fitoi. Dhe me Lulzim Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD-ja. Çfarë do të thotë fiton profili politik, por mund të mos jetë politik. Ai që do marrë më shumë vota në primare, ai do shkojë.