AKTUALITET, 15 Janar 2022, 08:39

Tërmeti me magnitudë 4.8/ Dëmtohen disa pallate në Pukë, plasaritje në Spitalin e qytetit

Tërmeti me magnitudë 4.8/ Dëmtohen disa pallate në

Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i regjistruar mbrëmjen e kaluar në Pukë ka shkaktuar disa dëmtime të vogla.

Bashkia e Pukës, përmes një deklaratë pak çaste pas lëkundjeve sizmike ka bërë me dije se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku ka plasaritje.

Gjithashtu plasaritje dhë rënie suvash ka pasur edhe në spitalin e qytetit.

Njoftimi i plotë:

Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.