AKTUALITET, 14 Janar 2022, 21:45

Protesta e PD, Meta: Zhvillimet e 8 janarit, shembull pozitiv, solli dorëheqjen e rojës së selisë…

Protesta e PD, Meta: Zhvillimet e 8 janarit, shembull pozitiv, solli

Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje deklaratat e tij që bëri sot për protestën e 8 janarit.

Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thekson se zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, duke shtuar me ironi se sollën dorëheqjen e rojës së selisë së PD.

MESAZHI I METËS

Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojës të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës.
Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!