AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 18:30

Hidhet nga trampolina në det, plagoset rëndë 28-vjeçari në Sarandë. Niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Hidhet nga trampolina në det, plagoset rëndë 28-vjeçari

Një pushues është plagosur në Sarandë, pasi është hedhur në det nga trampolina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

I plagosur është identifikuar si Endri Mera, 28 vjeç, nga Tepelena.

Mësohet se i riu është hedhur me kokë në det dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, ku pas mjekimit atje është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranës.

Sipas bluzave të bardha, i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.