TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata, është pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet për dekonspirim hetimesh.
Sipas ABC News, Jata dyshohet se, ka dekonspiruar dhe shpërdoruar detyrën duke vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ka pasur një komunikatë me anë të telefonit me një person nga DPSHTRR, duke i thënë se ka nisur një hetim. Fillimisht mësohet se hetimi ka nisur nga SPAK por më pas është kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht në këtë moment hetimi ka rënë “në vesh” të kryesekretares e cila ka dekonspiruar hetimet.
Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë është regjistruar ndaj saj procedimi penal. /Abcnews.al/