AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 15:02

“Bëre gabim President, heshte për Jonadën”/ Nuk përmbahet pedagogu: Propagandë e ndyrë me emrat e stafit

“Bëre gabim President, heshte për Jonadën”/ Nuk

Pedagogu Erion Kristo ka bërë një analizë të shkurtër të sjelljes së Presidentit Bajram Begaj përballë tragjedisë së 2 gushtit.

Begaj ka heshtur për këtë ngjarje të rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, duke kursyer edhe ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.

Sipas Kristos, dje u bë një propagandë e ndyrë, me daljen e emrave të stafit të tij, për të mbuluar skandalin e heshtjes.

“Nuk e kam zakon të ndërsehem kundër Presidentit të Republikës. Nuk të lë as ligji. Nuk doja as të harxhoja penën time me të, për shkak të kyçjes së gojës lidhur me vrasjen e vajzës në Potam. Por nuk durova dot propagandën e ndyrë që u bë dje.

Dolën emrat e stafit të tij. Pra, ai nuk reagoi se nuk kishte staf dhe tani po i plotëson. Këtë, do më falni, po nuk e kapërdij dot.

Do të mbetet gjatë kjo njollë. Bëre gabim zoti President. Mund të kishe shkuar dhe për një ngushëllim në familje. Po si duket stafi ende nuk është mbledhur.

Çështja është shumë e thjeshtë. Na u premtua një president normal. Po kjo sjellje nuk është normale”, shkruan Kristo në rrjetet sociale.

“Bëre gabim President, heshte për Jonadën”/ Nuk