AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 12:47

Hetim ndaj Ilir Metës, reagon SPAK

Hetim ndaj Ilir Metës, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar zyrtarisht nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta.

Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.

Ky i fundit më 07.06.2022 depozitoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së për pastrim parash, fshehje të ardhurash, mospagim të taksave dhe korrupsion aktiv.

"Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri.

Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë", deklaron SPAK.