AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 12:31

SPAK nis hetimet për Ilir Metën

SPAK nis hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

SPAK ka sqaruar zyrtarisht nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta.

Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.

Ky i fundit më 07.06.2022 depozitoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së për pastrim parash, fshehje të ardhurash, mospagim të taksave dhe korrupsion aktiv.

"Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë", deklaron SPAK. 

Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën.

Dokumenti i SPAK mban datën 23 gusht 2022 ndërkohë që në të thuhet se kërkesa për formularin bëhet për integritetin e personave që emërohen në funksione publike.

“Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti I Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)” – thuhet në dokumentin e SPAK.

SPAK nis hetimet për Ilir Metën