TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zbuluar prova që çoi në arrestimin e oficerit të Operacionales, Jeton Lami, i cili ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë muajit qershor, kohë kur ky i fundit ishte në arrati.
Balkan Web raporton se gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen e Ervis Martinaj, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej në shoqërinë e një vajze dhe efektivit të Operacionales.
Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lame shihen në të njëtin ambient.