AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 12:50

"Spurdhjaku i partisë"/ Pasi mësoi se po hetohet nga SPAK, reagon Ilir Meta

"Spurdhjaku i partisë"/ Pasi mësoi se po hetohet nga SPAK,

Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale, pasi u mësua se SPAK ka nisur hetime ndaj tij. 

"Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!", shkruan Ilir Meta. 

Ndërkohë, SPAK ka sqaruar se Meta po hetohet pas një kallëzimi të ish deputetit Halit Valteri. 

Ky i fundit më 07.06.2022 depozitoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së për pastrim parash, fshehje të ardhurash, mospagim të taksave dhe korrupsion aktiv.

"Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri.

Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë", deklaron SPAK.