AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 12:37

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, shpallet në kërkim 49-vjeçari

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, shpallet në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur një natë më parë në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se në banesën e 49-vjeçarit me iniciale A. O. (P)., një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

Ndërkohë në pranga është vënë D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. O. (P)., 49 vjeç. Si rezultat i kontrollit në banesën e të kërkuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. O.(P).

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.