AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 14:03

Golem, gjendet i pajetë turisti polak në dhomën e hotelit, dyshimet e para

Golem, gjendet i pajetë turisti polak në dhomën e hotelit,

Një turist polak i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Golemit, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndërruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.