TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pas rinumërimit të fletëve të votimit në tre qendra votimi në Elbasan, rezultati për kryetarin e bashkisë mbetet i pandryshuar.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.
“U rivlerësuan fletët fizike në QV 23/73 fraksion 1, 24/81 fraksion 1 dhe 24/83 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh ndër të tjera anëtari i KAS-it, Ledio Braho.
Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota.
Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota.