AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 12:23

Dy zyrtarët e shëndetësisë sot në gjykatë, Joana Duro dhe Laura Sheto do të marrin masën e sigurisë

Dy zyrtarët e shëndetësisë sot në gjykatë, Joana

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja e e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Sheto dalin sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e arrestit.

Sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë mori rryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tender. 

Sipas SPAK, Joana Duro, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë ishte shpallur më datën 1 qershor ndërsa spak ndërhyri më datën 2 teksa u dha rryshfeti. Kompania DRICONS është shpallur fituese me ofertën 672 mijë lekë.

Nga hetimet e prokurorisë së posaçme janë mbledhur prova dhe dyshohet se Silvi Shehi inxhinieri i kësaj kompanie, shumën prej 330 mijë lekësh e ka marrë në banesën e administratorit Vladimir Topi dhe më pas ia ka dërguar Laura Shetos, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shuma e parave të dhëna si ryshfet, u sekuestruan në zyrën e sekretares së përgjithshme të ministrisë.