TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë katër pjesëtarë të tij, J. K., Gj. B., K. D., dhe Sh. I.,
Policia bën me dije se si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga J. K., 23 vjeç, Gj.B., 26 vjeç dhe K.D., 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi Sh. I., 19 vjeç, banues në Berat.
Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.