AKTUALITET, 18 Mars 2023, 13:42

Abuzimet me tenderat e bashkisë Bulqizë, zyrtarja e arrestuar mohon akuzat: Ika nga posti i nënkryetares, s’e përballoja dot volumin e punës!

Abuzimet me tenderat e bashkisë Bulqizë, zyrtarja e arrestuar mohon

Një nga zyrtaret e arrestuara në bashkinë e Bulqizës, për abuzimet me tenderat është dhe Enkelejda Lleshi.

Kjo e fundit tha para togave të zeza sot se nuk ishte më nënkryetare e kësaj bashkie, por kishte dhënë dorëheqje dhe aktualisht punonte në drejtori në këtë institucion.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi, duke mohuar kështu akuzat se ka lidhje me abuzimet me tenderat, ku pas hekurave u vu dhe kryebashkiaku Lefter Alla. Pavarësisht deklaratave të saj, Lleshi është lënë në masën ‘arrest me burg’.