AKTUALITET, 11 Prill 2026, 20:25

Fier/ Rama sulmon sërish opozitën: Vetëm shpifin! Sa më shumë flasin keq, aq më shumë ne fitojmë

Fier/ Rama sulmon sërish opozitën: Vetëm shpifin! Sa më

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së në Fier, deklaroi se socialistët do të vijojnë punën e tyre, pavarësisht, sipas tij, retorikës së opozitës me akuza dhe sulme të vazhdueshme.

Rama theksoi se opozita vijon të përqendrohet te pretendimet për korrupsion, ndërsa sipas tij, realiteti tregon se ekonomia e vendit është rritur dhe korrupsioni është luftuar.

“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca karakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh, se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj. Por shumë njerëz shqetësohen kur dëgjojnë nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsioni… Sa më shumë ata flasin për keq aq më shumë me fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin , sa më shumë ata rrokanisin kokën e këtij populli aq më shumë ne fitojmë”, tha mes të tjerash Rama.