AKTUALITET, 11 Prill 2026, 16:51

Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçari

Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin,

Një aksident ka ndodhur në Llaman të Himarës, ku janë përfshirë një automjet tip Porsche dhe një motor.

Një i ri 26-vjeçar nga Himara me motor ka mbetur i lënduar (fatmirësisht me dëmtime të lehta).

Fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar drejt Vlorë për trajtim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhen policia rrugore dhe ajo lokale për të hetuar shkaqet e aksidentit.