AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 20:06

Aksident në Fier, plagosen tre të rinj, 18, 17 dhe 14 vjeç

Aksident në Fier, plagosen tre të rinj, 18, 17 dhe 14 vjeç

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Policia bën me dije se rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.