AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 12:30

Prokuroria e Fierit u sekuestron pasuri me vlerë 2.5 milionë euro dy vëllezërve, dyshohet se vinin nga trafiku i drogës

Prokuroria e Fierit u sekuestron pasuri me vlerë 2.5 milionë euro dy

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro dy vëllezërve, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën më dije se dy shtetasve me iniciale, J.H. dhe G.H, i ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtarë, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

Dy vëllezërve u janë sekuestruar 6 gjashtë llogari bankare me shuma monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve me iniciale A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

Prokuroria Fier sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin pasuror nr. 2, të vitit 2023, që lidhet me pasuritë në zotërim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetasve J.H e G.H, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Ky procedim pasuror, është regjistruar sipas ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe veprimet verifikuese/hetimore të kryera nga seksioni i policisë gjyqësore të Prokurorisë Fier.

Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”, neni 283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet  e shumta dhe komplekse verifikuese/hetimore pasurore të kryera, shkëmbimit të informacionit me organet ligjzbatuese, kryerjes së ekspertimit kontabël, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.