TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar presionin që sipas tij po ushtrohet ndaj punonjësve të administratës në bashkinë e Elbasanit. Boçi shkruan se Doreidi Avllazagaj u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të plotësojnë një formular ku të zotohen së bashku me të afërmit e tij, do të votojë për Partinë Socialiste.
“Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së Bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër? Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e Bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do votojë Partinë Socialiste” – shkruan Boçi.
Ai ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet dhe të parandalojë krimin zgjedhor që sipas tij po bëhet në bashkinë e Elbasanit.
“Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore! Kush heton krimin zgjedhor dhe ka vullnet t’a ndalojë atë, ja ku e ka! Në mes të qytetit të Elbasanit! Brenda Bashkisë Elbasan. Nxitoni, se në orën 16:00 duhen dorëzuar formularët!”- përfundoi Boçi.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fluciano.boci.5%2Fposts%2Fpfbid021WAeZse5c7jgjqV35d58tyroxKRVG1JkEdpsWHUNp9w54d5pceg9KTvfULD57xApl&show_text=true&width=500" width="500" height="722" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>