TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë të shkëlqyera.
I pyetur përse shkaktoi shumë reagim takimi i tij me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Meta tha se kjo është gjithë makineria e Ramës, e manipulimit dhe e dezinformimit.
Meta theksoi se Rama çdo poshtërsi e ka bërë në emër të SHBA-së ndërsa shtoi se kreu i qeverisë flet edhe në emër të Vuçiçit duke i thënë BE-së të mos i bëjë presione.
"Çdo poshtërsi që ka bërë në Shqipëri e ka bërë në emër të SHBA, kur ata bëjnë një kritikë të qartë, e dini çfarë anatemimesh fillojnë ndaj tyre.
Asnjëherë nuk jam shqetësuar dhe s'kam folur kurrë në emër të SHBA-ve. Flas në emër të Presidentit, apo kryetarit të Partisë së Lirisë. Rama flet në emër të tyre, në emër të Vuçiçit, i thonë mos i bëni presione", tha Meta.