AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 16:59

E rëndë në Mat/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturën 12 vjeçe, pranga 47-vjeçarit

E rëndë në Mat/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me të

Një 47-vjeçar me banim në Mat ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 12-vjeçe.

Sipas policisë, autori me inicialet U. C,  e ka kërcënuar atë për të mos treguar.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se  rreth dy javë më parë   ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe,  dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C,  e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.