AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 16:27

SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja e Krujës akuzohet se së bashku me grupin që vepronte nxirrte të dënuar nga burgu me raporte false. Kujtojmë që më herët ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha kërkoi lirinë me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijët.


ARRESTIMI

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit) .

Sipas ILD, gjyqtarja e Krujës kishte dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

***

Enkeleida Hoxha njihet si një gjyqtare që jep vendime në favor të të dënuarve për krime të rënda, si brenda dhe jashtë vendit.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.