AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 16:10

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, kush është personi i dytë i arrestuar (EMRI)

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, kush është personi i dytë i

Pas 20-vjeçarit Kristjan Kelmendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.