AKTUALITET, 23 Maj 2023, 21:44

Dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë, shoqërohet në polici shoku i tij (EMRI)

Dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme shokun e Habib Rexhës, pasi dyshohet se e ndihmoi atë të arratiset pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.

Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se Ervis Kurti është shoqëruar dhe pritet të merret në pyetje.

Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.