AKTUALITET, 23 Maj 2023, 20:23

A ndahen çiftet në vendin tonë pas tradhtisë? Detektivja private zbulon se si reagojnë shqiptarët

A ndahen çiftet në vendin tonë pas tradhtisë? Detektivja

Detektivja private Shkenda Lili teksa foli për rastet e tradhtisë në vendin tonë, tha se shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen.

Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë.

“Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkuar aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por sidomos femrat shqiptare, që unë jam femër vetë, në momentin që ka dhunë, gratë vazhdojnë dhe qëndrojnë në atë familje. Për shkaqe ekonomike, të opinionit”,- tha ajo në Shqipëria Live.