AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 15:46

Dyshohen se shpërdoruan detyrën, ndalohen katër punonjës policie në Velipojë

Dyshohen se shpërdoruan detyrën, ndalohen katër punonjës

Katër punonjës policie të komisariatit të Velipojës janë ndaluar sot nën akuzat për shpërdorim detyre nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policiore Shkodër-Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Dyshohet se të ndaluarit kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen.

Në përfundim të hetimeve të kryera është arritur të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme.

Policia njofton se personat e ndaluar janë:

N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë, ndërsda materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.
AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:
– N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
– N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.