AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 15:32

Do të përdoreshin për të kërcënuar klientët e drogës, policia italiane zbulon arsenalin e armëve, në pranga edhe një shqiptare

Do të përdoreshin për të kërcënuar klientët e

Karabinierët e Domodossolës, nën drejtimin e Prokurorisë Publike Verbania, arrestuan 3 persona në përfundim të një hetimi të gjatë që filloi në dhjetor të 2021, kur u arrestuan 3 shtetas marokenë të akuzuar për trafik droge.

Operacioni bëri të mundur arrestimin e dy italianëve, një burrë e një grua dhe një shtetase me origjinë shqiptare, të cilët kryen veprimtarinë e tyre it midis qytetit Omegna dhe Domodossola.

Do të përdoreshin për të kërcënuar klientët e

Hetimet e 2017 u zhvendosën në subjekte të tjera,  dhe përgjimet kanë bërë të mundur dëgjimin e dialogëve për armët klandestine të ndaluara të cilat do të përdoreshin për të kryer zhvatje dhe kërcënuar klientët e drogës.

Gjatë kontrolleve u gjetën armë dhe një numër i madh municionesh të kalibrave të ndryshëm, mes të cilave dy silenciatorë pushke, një pushkë e modifikuar e punuar me dorë, si dhe 40 gramë kokainë.

Tre të arrestuarit u dërguan përkatësisht në burgun e Verbanisë dhe atë të grave në Vercelli.