TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, organizoi këtë pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.
Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
"Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri."-tha Berisha.
Më tej kreu i PD tha se, asnjë pushtues nuk ka guxuar t'i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros.
"Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t'i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri.", deklaroi Berisha.