AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 19:45

Dhuna e policisë ndaj Mithat Hazbiut, Meta: Sjellje banditeske e modelit qeverisës së Edi Ramës

Dhuna e policisë ndaj Mithat Hazbiut, Meta: Sjellje banditeske

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi rastin e dhunës nga ana e Policisë së Shtetit ndaj Mithat Hazbiut nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit, sipas kreut të PL-së, vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.

"Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron", shkruan Meta në rrjetet sociale. 

Postimi i Metës

Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.

Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!