AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 15:28

Situata nga përmbytjet/ Rama: E përballuam mirë, Durrësi dikur bëhej liqen

Situata nga përmbytjet/ Rama: E përballuam mirë, Durrësi

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës këtë të martë, për të inspektuar gjendjen në qytet pas reshjeve në fundjavë.

Rama shkruan se në zonën e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, “prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme”

Ndërkohë që problem mbeten sipas Ramës “disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”.

Ndër të tjera gjatë inspektimit të zonës së bashku me kryebashkiaken e Durrësit, Rama tha se reshjet e fundit ishin sprovë e madhe, u përballuan shumë mirë.

POSTIMI I PLOTE I RAMËS

“Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë. Edhe dje dhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që Durrësi ishte mirë. Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha.

NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura