AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 15:45

Amandamenti/ Vasili: TVSH-ja e ushqimeve të shportës të ulet nga 20 në 5%

Amandamenti/ Vasili: TVSH-ja e ushqimeve të shportës të ulet nga

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka paraqitur një amendament në parlament për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës.

Ai shkruan se, është masa më e parë dhe më e domosdoshme për të ndihmuar familjet shqiptare.

Sipas propozimit të tij, TVSH-ja e ushqimeve të shportës duhet të ulet nga 20, në 5%.

Vasili deklaron se kjo është një ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe se BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH- ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore. 

POSTIMI I PLOTË

Paraqita Amendamentin për uljen drastike të TVSH së ushqimeve të shportës!

Në këto momente kaq të vështira për ekonominë e familjeve shqiptare, ku mjaft familje përballen me mbijetesën ushqimore ulja drastike e TVSH për ushqimet e shportës është masa më parë dhe më e domosdoshme.

Kam paraqitur Amendament për uljen e TVSH nga 20% që është aktualisht, në masën 5%.

Kjo është një ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH- ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore.

Shqipëria është shumë-shumë vonë!!

Ky amendament duhet votuar me unanimitet në Parlament.

Edhe qeveria duhet ta votojë sepse ndihmohen qytetarët e thjeshtë dhe ata në nevojë në mënyrë të veçantë.

Qeveria votoi për të kompensuar çmimet e materialeve të ndërtimit për kompanitë, që kishin fituar tenderat me 99% dhe nuk mund të ketë kurajë të votojë kundër këtij amendamenti.

Qytetarët do të shikojnë me sytë e tyre të enjten në seancë plenare në Kuvend se kush do të votojë ‘pro’ dhe ‘kundër’ tyre.