TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në zonat Arbëreshe ka marrë pjesë në një traditë të lashtë, e cila festohet prej vitesh nga ky komunitet.
“Vallja e Pashkëve” shkruan Presidenti Meta në Facebook është një nga shprehjet më kuptimplota dhe frymëzuese të kulturës popullore të Arbëreshëve të Kalabrisë.
“Ajo kremton kujtimin e një prej fitoreve më të lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, betejën e 24 prillit 1467, që shpëtoi Krujën dhe që sipas kalendarit julian të kohës, binte të Martën e Pashkës”, shkruan ndër të tjera Presidenti Meta.
Postimi i plotë i Metës
“Vallja e Pashkëve” është një nga shprehjet më kuptimplota dhe frymëzuese të kulturës popullore të Arbëreshëve të Kalabrisë.
Ajo kremton kujtimin e një prej fitoreve më të lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, betejën e 24 prillit 1467, që shpëtoi Krujën dhe që sipas kalendarit julian të kohës, binte të Martën e Pashkës.
I lumtur të bëhesha pjesë e kësaj tradite të lashtë, që festohet prej shekujsh nga komuniteti i mrekullueshëm arbëresh i Frascinetos, që ende i mban gjallë gjuhën, traditat, ritet fetare dhe kulturën e Motit të Madh të Arbërit.
Thelbësore, që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen!