TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sokol Hazizaj avokati i ish deputetit të PS, Alqi Bllako ka folur pas seancës së sotme në GJKKO, ku gjykata vendosi të lehtësojë pozitat e klientit të tij duke e akuzuar atë si funksionar publik dhe jo si zyrtar të lartë.
Hazizaj deklaroi për gazetarët se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesës së tyre që çështja penale ndaj Alqi Bllakos të rrëzohet.
“Unë vazhdon të ritheksoj se akuza s ai përket në themelin e saj si korrupsion nuk ekziston ndaj Alqi Bllakos, ndonëse gjykata e artikuloi përgjysmë atë që i kemi kërkuar gjykatës. Ne do të vazhdojmë të mëshojmë që të artikulojë edhe gjykata e themelit atë që nuk ka ndodhur me Alqi Bllakon.
Çështja penale ndaj Alqi Bllakos duhet pushuar. E kam thënë disa herë, detyra e sekretarit të përgjithshëm nuk përfshihen në rrethin e individëve që quhen funksionarë të lartë publik.
Alqi Bllako dhe përgjysmimi që i dha gjykata është përsëri i pabazuar në ligj. Ne prandaj po kërkojmë rrëzimin”, tha Hazizaj.