AKTUALITET, 24 Mars 2023, 13:23

Kalon për gjykim “Inceneratori i Fierit”

Kalon për gjykim “Inceneratori i Fierit”

Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.

Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako  dhe ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën katër herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Gjithashtu avokatët kanë kërkuar që ndaj personave të arrestuarve dhe të pandehurve të zhvillohet një gjykim i shkurtuar.

Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar, ç’ka do të thotë në rast se ata do të gjendet fajtor pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3.