AKTUALITET, 17 Shtator 2023, 12:37

Aksident në Tiranë, makina përplas 11-vjeçarin

Aksident në Tiranë, makina përplas 11-vjeçarin

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një 11-vjeçar.

Sipas burimeve nga policia, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", tha policia.